Në premierën e filmit “Unstoppable”, në Festivalin e Filmit në Toronto, prania e Jennifer Lopez bëri bujë në media.
Një nga arsyet është se objektivi ka pikasur Lopezin e sapo divorcuar duke bërë një bisedë 20-minutëshe me 53-vjeçarin Matt Damon.
Biseda madje u duk mjaft serioze, madje i mbanin fort dorën njëri-tjetrin. Por nuk dihet çfarë kanë ndarë të dy bashkëbiseduesit me njëri-tjetrin.
Ndoshta për Affleck? Theksojmë këtu se Ben dhe Matt janë miq të vjetër dhe të pandarë në projektet e tyre.
