TIRANË– Altuna Sejdiu, artistjsa e njohur nga Shkupi e cila njihet me emrin Tuna është rikthyer në vëmendje të showbizzit, ku ka dhënë një intervistë për Dalina Buzin. Ajo ka folur edhe për ndarjen me ish-partnerin, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë: Tianin dhe Zenin.
Tuna u shpreh se mes tyre nuk ka pasur arsye konkrete për ndarje, por siç shpjegon ajo, martesa nuk po ecte më.
“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje. Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët.”-u shpreh ajo tek The Dalina Show.
Gjatë intervistës Tuna tha se gjatë shtatzënisë me djalin e dytë, Zenin, kishte mbajtur gjithçka të fshehtë, madje deri në muajin e nëntë pasi nuk ishte me e lumtur në atë martesë.
“Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash, që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë,” tha këngëtarja teksa shtoi: “Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më.’”-u shpreh Tuna./Radar.al

Gjyqi për rastin e Jan Prengës/ Prokurorja e SPAK përplaset me avokatin e të pandehurit
Italia ndryshoi funksionin e qendrave pritëse, mërrijnë në Shqipëri 27 emigrantë të dëbuar