KOSOVË– Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare – të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës. Ne kemi përzgjedhur disa fotografi nga orët e para të këtij procesi, të cilat mund t’i shikoni në këtë fotogaleri./REL