Mbi 160 milionë amerikanë janë nënjë lloj alarmi pas temperaturave të larta ditën e djeshme, shkruajnë mediat e huaja.
Vendi është prekur nga temperatura rekord që kanë vrarë shumë njerëz vendet perendimore të Shteteve të Bashkuara ditët e fundit.
Temperaturat midis 10 dhe 30 gradë mbi mesataren priten pothuajse në të gjithë Uashingtonin, Oregonin, Kaliforninë, Nevadën dhe Arizonën perëndimore.
Në zonat lindore dhe jugore të SHBA-së, temperatura është më e lartë se normalja, por pjesa perëndimore e vendit është ajo që është më e prekur nga të nxehtit ekstrem. Në Las Vegas, Nevada, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë u shënua të dielën, 48.9 gradë Celsius.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka deklaruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë në të gjithë Perëndimin gjatë gjithë kësaj jave.
“Nxehtësia e vazhdueshme rekord është jashtëzakonisht e rrezikshme për ata që nuk kanë akses në ndonjë formë të ajrit të kondicionuar.”- paralajmëroi NVS të martën përmes një postimi në X.
Raportohet se vdekje janë regjistruar në të gjithë rajonin nga temperaturat e larta./Radar.al