ROMË– Papa Françesku u shua sot në moshën 88-vjeçare ndërsa reagimet me ngushëllimet për vdekjen e tij kanë qenë të shumta prej liderëve botërorë.
Sëfundmi kanë reaguar për ndarjen e nga jeta të Papës, krerët e dy vendeve në luftë me njëra-tjetrën, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky.
“Putin do të ruajë përgjithmonë kujtimin më të bukur të tij. Kisha privilegjin që kam komunikuar me të!”- thuhet në deklaratë.
“Ai dinte të jepte shpresë, të lehtësonte vuajtjet përmes lutjes dhe të nxiste unitetin. Ne pikëllojmë së bashku me katolikët dhe të gjithë të krishterët që iu drejtuan Papa Françeskut për mbështetje shpirtërore. Kujtimi i përjetshëm”, shprehet Zelensky./Radar.al