Site icon Informohu siç duhet

Diabeti dobëson kockat/ Ja çfarë duhet të hani për të shmangur pasojat

Diabeti dobëson kockat/ Ja çfarë duhet të hani për të shmangur pasojat

TIRANË– Çdo njeri i prekur nga diabeti i tipit 1 është më i rrezikuar nga frakturat. Te pacientët e diagnostikuar me diabetin e tipit 2, rreziku i frakturave i atribuohej faktorëve që shkojnë përtej nivelit të sheqerit në gjak.

Ndërkohë kujtojmë se diabeti prek miliona njerëz në botë dhe ai i tipit 2 është më i përhapur. Kjo ndodh kur njeriu bëhet rezistent ndaj insulinës. Diabeti i tipit 1 diagnostikohet më shumë te fëmijët, adoleshentët dhe shkaktohet nga mungesa e insulinës.

Faktorë të tjerë rreziku të frakturave

Frakturat janë një rezultat jo vetëm i një traume, por edhe dobësimit të kockave. Trauma shkaktohet nga rrëzimi ndërsa forca e kockave varet nga volumi, forma dhe cilësia e tyre. Dendësia kockore është një faktor i rëndësishëm rreziku. Gratë janë më të rrezikuara nga fakturat sepse kanë një dendësi më të dobët kockore. Ekspertët identifikojnë duhanpirjen dhe ushqyerjen si faktorë të rëndësishëm rreziku për frakturat e kockave. Sipas tyre, nëse një person rrëzohet në anë, është 6 herë më i rrezikuar nga një frakturë e ijeve.

Mësoni më poshtë gjeni ndryshimet që duhet të bëni për të parandaluar dëmtimin e kockave.

Konsumoni më shumë kalcium!

Doza ditore është 1,200 mg kalcium në ditë për femrat dhe 1,000 mg kalçcum për meshkujt. Këtë mineral mund ta merrni nga produktet organike të bulmetit, sardelet, barishtet, zarzavatet si brokoli, kumbullat e thata e të tjerë.

Më shumë vitaminë D

Vitamina D zbut rrezikun e kësaj sëmundjeje dhe e ndihmon organizmin të përthithë më shumë kalçium. Trupi prodhon vetë vitaminë D nëse ekspozohet në diell për 10-15 minuta në ditë.

Vitamina K

Vitamina K e ndihmon organizmin të prodhojë proteina për kocka të shëndetshme dhe të pakësojë sasinë e kalçiumit të nxjerrë nga trupi. Ushqimet e pasura me vitaminë K janë lakrat e vogla, ushqimet e fermentuara të bulmetit, kumbullat dhe brokoli.

Më shumë kalium

Kaliumi neutralizon acidet që largojnë kalçiumin nga organizmi. Burimet më të mira të kaliumit janë banania, avokado, luleshtrydhet, portokalli, mango, kivi, pjeshkët, hurmat, karrotat, patatet e ëmbla, brokoli dhe speci i kuq. Doza e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 4,700 mg./everydayhealth/Radar.al 

Exit mobile version