Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Simon të Mirditës, ku një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik.
Policia njofton se mëngjesin e 10 korrikut, rreth orës 09:30, shtetasi K. N., banues në fshatin Simon, është paraqitur në spitalin e Rrëshenit me dëmtime në trup dhe në kokë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë nisur hetimet paraprake për të zbardhur rrethanat e incidentit. Sipas deklarimeve të viktimës dhe provave të para, dyshohet se autor i dhunës është shtetasi G. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Guri i Bardhë.
Mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta. I dyshuari është shoqëruar nga policia dhe ndodhet nën hetim, ndërkohë që çështja po ndiqet nga Prokuroria për sqarimin e plotë të ngjarjes.


