Site icon Informohu siç duhet

Dhunuan Klea Prengën, Antonela Berisha i shpëton prangave pas vetëdorëzimit. Në qeli motra e saj Mariela

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht mbrëmjen e sotme se dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan rreth orës 19:00 të së mërkurës 16 tetor në Drejtorinë e Policisë.

Dy muaj pasi u shpallën në kërkim nga autoritetet shqiptare, si të dyshuara për dhunimin e Klea Prengës, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj mësohet se janë vetëdorëzuar. Por Antonela Berisha nuk do të burgoset pasi ndaj saj, Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Ndërsa motra e saj do arrestohet pasi gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë.

Policia Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Exit mobile version