SHKODËR– Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
NJOFTIMI I POLICISË:
Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Radar.al

