Një 20-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit pasi ka dhunuar për 20 muaj me radhë bashkëjetuesen e tij të mitur.
Vajza 16 vjeçe ka rrëfyer në polici se bashkëjetuesi e mbante të mbyllur në banesën e tij në Roskovec dhe ushtronte dhunë dhunë ndaj saj edhe gjatë muajve të shtatzënisë.
Njoftimi i Policisë
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.”
Gjithnjë sipas saj, bashkëjetuesi e ka mbajtur me forcë brenda ambienteve të shtëpisë duke mos e lejuar të dalë jashtë banesës për asnjë moment, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”


