Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dhuna në Kuvend/ Pas Berishës as Bardhi ”nuk gjen qetësi”

    October 1, 2024
    Dhuna në Kuvend/ Pas Berishës as Bardhi ”nuk gjen qetësi”

    Ditën e sotme u bë me dije se për shkak të dhunë së ushtruar në ambientet e Kuvendit në seancën e djeshme, deputetëve demokratë do u mbahet paga.

    Ndërkohë nuk kanë munguar as reagimet e shumta mbi këtë ngjarje të cilën dhe Ambasada Amerikane e cilësoi si një akt dëmtues që nuk ka vend në proces demokratik.

    Menjëherë pas këtyre cilësimeve, Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët theksoi se PD del gjithmonë kundra korrupsionit dhe krimit.

    Pak çaste më parë në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nënvzion se PD nuk do i nënshtrohet kurrë dhunës së kryeministrit të vendit.

    Reagimi i plotë:

    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

    Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën.

    Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

    Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

    Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve, asgjesimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

    Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

    Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekond, çdo minut, çdo orë dhe çdo ditë.

    Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjesimin e çdo  grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal.

     LEXO EDHE:

    Aktet e dhunës nga demokratët në Kuvend u dënuan, Berisha: PD ka reaguar për çdo padrejtësi

    Dogjën karriget/ Kuvendi: Deputetëve të PD-së do u mbahet paga për t’i zëvendësuar

    bardhi Kuvend reagimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dashuri pas hekurave! I dënuari me burg të përjetshëm martohet dhe bëhet baba në qeli

    July 16, 2025

    Stine “shpërthen” për festivalet: Promovohen miqtë, jo artistët. Nuk e di nëse do marr më pjesë!

    July 16, 2025

    Tragjedi për sportin botëror: Olimpisti norvegjez humb jetën pasi e godet… rrufeja

    July 16, 2025

    Rinovim i zemrës dhe historisë: Lamine Yamal firmos me Barcelonën deri në 2031, dorë për dore me gjyshen

    July 16, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi July 15, 2025

    Salmon i përpunuar e paketuar në Serbi rezulton me Listeria, tërhiqet nga marketet DeSpar

    Rrjeti i supermarketeve Despar ka tërhequr të gjitha seritë dhe datat e skadimit të salmonit…

    Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë

    Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

    Kredi të shtrenjta, fitime të mëdha: Institucionet jobanka përfitojnë 58 milionë euro në 2024

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 Korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin, horoskopi për sot, 15 korrik 2025

    “Koha ideale për fillime të reja”/ Horoskopi javor, njihuni me 3 shenjat më me fat të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.