SARANDË– Policia e Sarandës ka vënë në pranga një shtetas 20-vjeçar, pasi së bashku me një pesrson tjetër-i cili është në kërkim, goditën me grusht një 22-vjeçar.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta.
20-vjeçari është transportuar të Trauma në Tiranë për të një mjekim të specializuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë”, informoi sot policia./Radar.al
Gjyshi ngacmoi se*sualisht të miturën/ Nëna e 5-vjeçares: Më hipte sipër meje, mamin tim e fërkonte…