Së fundmi është vënë në pranga shqiptari i identifikuar si Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.
Meidat e huaja raportojnë se para pak ditësh 34-vjeçari, dhunoi fizikisht një punonjës të bashkisë të Athinës pasi ky i fundit tentoi ta parakalonte me makinë.
Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, raporton se 34 vjeçari u arrestua pa bërë shumë rezistencë.
Sakaq, ai pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.
Autoritetet greke thonë se Romeo Nazifi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka pas edhe në të kaluarën precedentë të rëndë penalë.
LEXO EDHE:
Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin dhe Gjestin në Amerikë (VIDEO)
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar. I riu nga Maqedonia e Veriut kapet “mat” në Durrës
Trump paralajmëron Iranin: Pranoni marrëveshjen përpara se të mos mbetet më asgjë

