Site icon Informohu siç duhet

Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

ELBASAN– Drejtori i një shkolle private në Elbasan është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pasi u shfaq në një video “skandaloze” nëpër rrjete sociale teksa dhunonte nxënësit në oborrin e shkollës dhe hidhte ushqimet e tyre.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet me dije se policia nisi ndjekje penale për shtetasin turk Fatih Konuksever për veprën penale “Fyerja e të miturve”.

Edhe pse nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, asnjë shkak nuk justifikon sjelljen e paprecedentë të një drejtuesi institucioni arsimor. Nga ana tjetër ka reaguar edhe Bashkia e Elbasanit e cila ka gjobitur shtetasin turk për ndotje të mjedisit teksa shfaqet duke hedhur ushqimet e fëmijëve./Radar.al

Exit mobile version