Site icon Informohu siç duhet

Dh*na brutale ndaj gazetarit Elton Tozajt, Aida Topalli: E rëndë, policia të ndërhyjë

Aida Topalli

TIRANË– Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Elton Tozaj ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat shqiptare.

Në një intervistë për Radar.al, gazetarja Aida Topalli ka komentuar rastin e rëndë të Tozajt.

Fjala e Topallit:

Rasti i Elton Tozaj, dallon nga rastet e tjera sepse së pari akuzat e bëra puvlike nga ana e tij thotë që për shkak të disa deklaratave të bëra në media pra deklaratave publike në funksionin tim si gazetar kanë ndikuar që personat të cilët ai në fakt edhe i ka etiketuar pa përmendur emra, por duke dhënë le të themi direktiva të caktuara që fare mirë shumë prej nesh apo edhe vet institucionet mund t’i kuptojnë nëse shohin deklaratat se për kë ka folur Elton Tozaj. Dhe Elton Tozaj në rast se vërtetohet dhe referuar edhe njëherë akuzave publike që ai bën është goditur për shkak të detyrës dhe le të themi ka një tjetër parashikim edhe në kodin penal për këtë rast./Radar.al

Exit mobile version