TIRANË– Stresi është përfolur vazhdimisht për raportin e tij me Keisin, me të cilin ka bërë edhe martesë.
Pas uljeve dhe ngritjeve të herë pas hershme në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer përsëri në krahët e njëri-tjetrit.
Këtë e fakton një bashkëpunim kenge që dyshja kanë vendosur të bëjnë së bashku.
Ka qenë reperi ai i cili ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet gjatë xhirimeve me Keisin, dhe në sfond dëgjohet refreni i këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti./Radar.al
Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”