Shqipëria është drejt hedhjes së hapave të rëndësishëm për t’i integruar në Bashkimin Europian.
Më 14 prill, në Luksemburg pritet të zhvillohet Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku do të hapen kapituj të rinj negociues në procesin e integrimit.
Kryeministri Edi Rama së fundmi nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet ka vlerësuar intensitetin e këtyre negociatave si më të lartin në historinë e integrimit europian të vendit.
</p>