Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe njëherazi CEO i “Affinity Partners”, do të jetë këtë të shtunë, më 17 maj, në Tiranë, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të programit “Invest in a Connected Europe”.
Sipas dokumentit zyrtar të axhendës, që është siguruar nga JavaNews, Kushner do të flasë në orën 10:05 deri në 10:25 në një event të rëndësishëm ekonomik që pritet të mbledhë figura të njohura nga biznesi dhe politika.
Pas fjalës së Kushner, do të flasë edhe kryeministri Edi Rama, duke e bërë këtë paraqitje një nga momentet kyçe të programit. Vizita e Kushner në Shqipëri vjen në një kontekst të shtuar interesash ndërkombëtare për rajonin dhe nismash të reja investimi./Javenews/