Agron Gjekmarkaj nënkryetari i kuvendit, foli në emision Top Channel, “Top Talk” për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme.
Gjekmarkaj u shpreh se do të jetë një organizim madhështor, ku pritet të vijnë një numër i lartë mbështetësish.
Ai foli gjithashtu edhe për shtyrjen e hetimeve të çështjes së Sali Berishës.
Gjekmarkaj: Do të jetë një protestë e fuqishme dhe madhështore. Një protestë kundër varfërisë… ne prekim kudo. Ajo që na prek më shumë është shkretimi Shqipërisë. Siç ishte edhe Censusi i manipuluar.
Xhokaxhi: Lirimi i Sali Berishës është motivi kryesor në një protestë kombëtare?
Gjekmarkaj: Kur thua Sali Berisha duket sikur redukton çështjen tek një individ. Duhet ta kalojmë më tepër se tek një individ. Në momentin që flasim individi Sali Berisha është lider opozite, përfaqëson gjysmën e Shqipërisë. Ai po mbahet në mënyrë të padrejtë, duhet të ketë një proces të drejtë. Berisha nuk paraqet asnjë rrezik për prishje provash dhe largim. Inkurajoj SPAK se nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Ne kemi nevojë për liderin tonë në aksion, jo të izoluar. Se unë po lexoja edhe për shtyrjen e hetimeve me tre muaj… shtyrje pas shtyerje të hetimit. Personi në fjalë për sa kohë nuk ka një akuzë nuk mund ta mbash.
Unë jam dëshmitar i historisë, nuk ka ndodhur ku një ish-president, ish-kryeministër dhe lider opozitës të sulmohet dhe gjykata të triumfojë dhe ti kufizojë lirinë një deputeti. Ai iu bind për të mos respektuar një dënim të paligjshëm.
Xhokaxhi: Do të dilet nga skema, siç është vepruar deri më tani me shashka e molotovë apo tubim?
Gjekmarkaj: PD ka ardhur me skemë për të bërë ndryshim në votë. Protesta përtej skenarësh që do të ketë, është një institucion demokratik. Le ta shohim si do të shkojë. E rëndësishme është pjesëmarrja e madhe, protestë që do të kalojnë 20 shkurtin.