Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Ditë e nxehtë dhe me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Deutsche Welle: Qytetarët e Malit të Zi preferojnë gjithnjë e më shumë Aeroportin e Tiranës

    February 11, 2025

    Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aeroporti i Tiranës, sipas strukturave drejtuese të këtij aeroporti. Edhe sipas agjencive turistike nga Mali i Zi, ato sjpesh organizojnë transportin e klientëve të tyre deri në aeroportin “Nënë Tereza” dhe anasjelltas. Shërbimet e aeroportit të Tiranës po i shfrytëzojnë edhe mjaft qytetarë të Malit të Zi që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

    Zgjedhje më e madhe e destinacioeneve dhe çmime më të lira nga Tirana

    Ky aeroport është rreth 140 kilometra larg Podgoricës dhe rreth këtyre dy destinacioneve duhet rreth tre orë me makinë, ndërkohë që nga Ulqini, Tivati dhe qytete të tjerë udhëtimi zgjat dukshëm më pak. Rruga deri në aeroportin e Tiranës është shkurtuar edhe me ndërtimin e autostradës Thumanë – Kashar, ndaj tani nga Mali i Zi në aeroport mund të arrihet edhe për 1 orë e 30 minuta.

    “Situata e transportit ajror në Mali të Zi alarmante dhe me probleme të mëdha”

    Aktualisht Mali i Zi ka dy aeroporte – në Podgoricë dhe në Tivat. Por numri i pamjaftueshëm i fluturimeve, zgjedhja e dobët e destinacioneve dhe biletat e shtrenjta janë arsyet përse qytetarët thonë se zgjedhin aeroportin e Tiranës për fluturime. Nga dy aeroportet në Mal të Zi mund të fluturosh vetëm në disa destinacione, sepse me rritjen e çmimit të taksës në aeroportin e Podgoricës, fluturimet me kompanitë low cost Rynair dhe Wizzer kanë anuluar disa destinacione, ndërkohe që nga Tirana zgjedhja është gjithnjë e më e madhe.

    Mali i Zi duhet të rishikojë menjëherë prioritetet e tij, të investojë në lidhjet ajrore dhe të përmirësojë infrastrukturën për të shfrytëzuar potencialet e tij dhe për të mbetur konkurrues në rajon. Kryetari i shoqatës së punëdhënësve të Malit të Zi Vasilije Kostic thotë, se pa një strategji të qartë dhe hapa të vendosur, vendi do të vazhdojë të mbetet pas fqinjëve, me pasoja afatgjata negative për zhvillimin e tij ekonomik. Sipas tij, Mali i Zi po vuan nga një akses ajror i dobët, që ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ekspertët paralajmërojnë, se përmirësimi i infrastrukturës turistike në Malin e Zi është thelbësor për përparimin e ardhshëm ekonomik të vendit, duke theksuar nevojën për investime të mëdha në kompaninë ajrore kombëtare dhe infrastrukturën e përgjithshme./DW

    Aeroporti i Tiranës Deutsche Welle Mali i Zi Podgoricë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz

    July 20, 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    July 20, 2026

    Ditë e nxehtë dhe me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    July 20, 2026

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.