TIRANË-Janë zbardhur detaje të reja nga sherri i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku i plagosur mbeti 40-vjeçari vjeçari Kasem Stani (Pasha), i cili gjatë konfliktit u godit me qytën e një arme zjarri nga Adriano Shabanaj, 51-vjeç.
Ky i fundi është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Gjatë konfliktit Shabanaj ka qëlluar edhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Adriano Shabanaj
Adriano Shabanaj njihet ndryshe edhe me emrin Ilir është ish-kryetar i Komunës së Kurjanit në Fier. Në vitin 2018 Shabanaj ka qenë i arrestuar në Itali për trafik armësh dhe droge.
Raportohet se personat kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë, ndërsa Kasem Stani dhe Adrian Shabanaj janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit Shabanaj ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka goditur me qytën e pistoletës në kokë 40-vjeçarin, ku si pasojë ka mbetur i lënduar. Ky i fundit u transportua në spitalin privat “American 2”. Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për paratë me fajde.
Në lidhje me ngjarjen në pranga janë vendosur 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë, Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”./Radar.al
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vijon të shtunën