Detaje të reja shokuese kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e studentes shqiptare, Ilaria Sulës.
Referuar dëshmisë së dhënë të autorit të vrasjes, Mark Antony Samson, gjyqtarja hetuese e çështjes, Antonella Minunni, ka dalë në një përfundim tronditës.
“Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe zhduku trupin e vajzës, ai arriti të kthehej menjëherë në normalitet”, shkruan Antonella.
Pasi kreu vrasjen me 25 mars dhe të nesërmen zhduku trupin e 22-vjeçares shqiptare, Samson doli për drekë me një nga shoqet e viktimës.
Referuar informacioneve të siguruara nga gjyqtarja mësohet se ata folën për problemet që ai kishte me Ilarian (të cilën e kishte vrarë) dhe si mund t’i rregullonte ato.
Më pas, Samson filloi t’i dërgonte mesazhe babait të Ilarias nga telefoni i saj, për të zhdukur dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e njëjta gjë që bëri dhe me shoqet e shqiptares. La Repubblica