Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Uzinën e Ferrokromit (Albchrome) në Elbasan ku një pllakë qindra kg ra mbi shpinën e punëtorit.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.
Mekaniku ka qenë së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit.
Në çastin e papritur, punëtori Rudin Meçja ndodhej poshtë pllakës së copëtuesit e u godit fuqishëm në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga agregati i saj.
Menjëherë pas ngjarje ai është nisur për në Spitalin Rajonal Elbasan dhe më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë.


