Site icon Informohu siç duhet

DETAJE nga aksioni i SPAK/ Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! E përfshirë edhe një grua

Një operacion kundër Call Centerave, i zhvilluar të mërkurën e 22 Prillit në Kryeqytet, është finalizuar me goditjen e një aktiviteti të paligjshëm nga SPAK.  Në aksion u angazhuan agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga Policia e Shtetit, ndërsa kontrolle u ushtruan në disa ambiente në kryeqytet.

Ky operacion vjen pas një pune disa mujore, pas sinjalizimeve nga autoritetet franceze. Në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) u godit një call center që vepronte pranë gjimnazit “Sami Frashëri”.

Sipas VoxNews pronari i këtij aktiviteti, Gentjan Pjetërgjokaj, i cili dyshohet se vepronte i kamufluar përmes kompanisë IVISION.AL shpk, ndërsa administratore rezulton Anisa Muçollari.

Pjetërgjokaj është arrestuar  nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.  Gjatë operacionit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndaloi edhe një punonjës policie, August Berberi, me detyrë në Komisariatin nr. 1. 

Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe AMP-së. Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda një jave i goditjes së call center-ave mashtrues në Tiranë. 

Ndërsa një javë më parë gjatë një aksioni në kryeqytet u goditën 3 qendra Call-Center, i cili çoi në arrestimin e 7 personave dhe të tjerë të shpallur në kërkim. Konkretisht 7 persona me masë ‘arrest me burg’, 2 në ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim jashtë vendit’, si dhe 5 të tjerë të arrestuar në flagrancë./Radar.al

Exit mobile version