Site icon Informohu siç duhet

Detaje nga aksidenti mbrëmë, 32-vjeçari përplasi 4 persona tek vijat e bardha. Mes tyre dy të mitur

Dalin detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Lungomare mbrëmjen e së shtunës. Burimet e policisë raportojnë se një 31-vjeçar ka përplasur me makinë katër persona, të cilët po kalonin në vijat e bardha.

Përveç një 50-vjeçareje, që u raportua ditën e djeshme, sipas policisë A. Ll., ka përplasur edhe një 32-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Të katërt personat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari është vënë në pranga.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version