Gjatë ditës së sotme qarkulloi lajmi se demokrati Gazment Bardhi, nëpërmjet telefonit është shantazhuar nga një person anonim.
Detaje të reja kanë dalë në pah nga çështja në fjalë.
Në mesazhin e publikuar nga Gazment Bardhi nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.
Pas disa hetimeve të bara, Radar.al arriti të siguronte mesazhe të tjera mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.
Përgjatë mesazheve vihet rer që flitet për pazare dhe financime fushate.
Nga mesazhet e siguaruara papritmas në pah del edhe emri i një analisti të cilit mendohet se e kanë shpërblyer me 5 mijë euro.
Nga ana tjetër gazment Bardhi mendon se njerëzit që lidhen me këtë rast janë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.
LEXO EDHE:
https://radar.al/gazment-bardhi-shantazhohet-nga-persona-anonim/
