Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një artikull të botuar në prestigjiozen amerikane The New York Times, ku Shqipëria cilësohet si një nga destinacionet turistike në rritje.
Në postimin e tij, Rama thekson se artikulli veçon disa nga perlat turistike të vendit, duke nisur nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe plazhet e Ksamilit, e deri te qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi dhe Saranda, të cilat përshkruhen si ndër më të bukurat për pushuesit.
Gjithashtu, në artikull marrin vëmendje edhe qytetet historike, si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare, dhe Gjirokastra – qyteti i gurtë i mbrojtur nga UNESCO.
“Prestigjiozja amerikane The New York Times e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje,” shkruan Rama, duke ndarë edhe linkun e artikullit.



