Dritan Dajti, autori i vrasjes së 4 policëve në gusht të vitit 2009, ka kërkuar shoqërimin në Gjykatës, por mësohet se kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie.
Ishte parashikuar që seanca e sotme të zhvillohej me video-konferencë, por kjo mënyrë dështoi për shkak se mungonin kushtet teknike.
Dajti kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar.
Kërkesa:
Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:
Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.
Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.
Me 04 Korrik 2024, i denuari Dritan Dajti dhe avokati i zgjedhur prej tij z.Alban Kapxhiu, i kane kerkuar Drejtorit te I.E.V.P. Peqin, leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit, per shkak se ne oren 24.00 te dates 04.07.2024, atij i perfundonte ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Kjo ne respekt e zbatim te Nenit 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet:
Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.
Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;
Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhej drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe kishte Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila kish vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite. Vendim ky qe kish marre forme te prere po ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundonte kryerjen e denimit me 25vjet burgim.
Por siç rezulton ne fakt, ndonse Dritan Dajti e ka perfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet per lirimin e tij.
Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 470 te K.Pr.Penale, ku shprehimisht thuhet:
Gjykata e vendit të ekzekutimit është kompetente për shqyrtimin e kërkesave dhe pretendimeve që lidhen me ekzekutimin e tij;
Kerkojme:
Deklarimin e perfundimit te ekzekutimit te vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, te te denuarit Dritan Hasan Dajti.
Tirane me 05 Korrik 2024.
I DENUARI
DRITAN DAJTI
AV.ALBAN KAPXHIU