Komisioni Rregullator në KQZ nuk ka miratuar projektvendimin për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës.
Edhe pse 3 vota pro dhe 2 kundër, nuk u arrit miratimi pasu ky vendim kërkonte një shumicë prej 4 votash pro.
Gjithashtu mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të Komisionit Rregullator.
Anëtari Muharrem Çakaj u shpreh se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme. Sa i takon dekretit të Begajt për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht, Çakaj thotë se akti është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalonte afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.
Çokaj: Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt.
Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se Komisioni Rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.
Salianji: Me atë çka ne gjykojmë, që ka të bëjë me llogaritjen e afateve, jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave.Po shkelni ligjit, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera. S’mund të pengoni procesin zgjedhor jashtë kompetencave.