Site icon Informohu siç duhet

“Dështimi ynë”. Alibeaj-Shehi garojnë me emra jo politikë

"Dështimi ynë". Alibeaj-Shehi garojnë me emra jo politikë

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i drejtuar nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj, ditën e sotme mësohet se ata prezantuan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Kujtojmë se Shehi dhe Alibeaj garojnë në lista të hapura, ndërkohë që pjesa e mbyllur e listës përbëhet nga emra jo-politikë, të cilët pritet të dorëhiqen në rast se koalicioni fiton në 11 maj, për t’i krijuar mundësinë atij që ka marrë më shumë vota që t’I bashkohet Parlamentit.

Përveç mbështetjes për listat e hapura, një tjetër veçori dalluese e koalicionit Shehi-Alibeaj mbetet mbështetja ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK-ut.

Kujtojmë se në 11 maj do të garojnë 3 koalicione dhe disa parti politike, një situatë që për Dashamir Shehin flet për dështimin e parë të opozitës në këtë betejë elektorale.

“Kemi bërë tentativat për t’i puqur grupet, dështuam. Do ishte shumë bukur për opozitën sikur të ishim gjithë bashkë, në një farë mënyre është edhe dështimi ynë”, tha Shehi.

Në kampin opozitar, përballë PS pritet të garojnë Aleanca Madhështore e drejtuar nga PD dhe Sali Berisha, koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” i drejtuar nga Lapaj dhe Endri Shabani, koalicioni Shehi-Alibeaj, si dhe Partia e Lulzim Bashës dhe ajo e Agron Shehajt.”Dë

Exit mobile version