ROMË-Autori i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, Marc Samson pasi ka pranuar krimin ka deklaruar se telefonin e viktimës e ka hedhur në pusetë.
“E kam hedhur telefonin në pusetë.”- ka thënë 23-vjeçari Marc Samson i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula dhe më pas trupin e saj e vendosi në një valixhe, e cila u gjet në një zonë të pyllëzuar në Poli.
Valixhja ishte mbyllur me trupin e pajetë të shqiptares brenda dhe u gjet në fund të një shkëmbi. Policia u dërgua atje nga ish-i dashuri filipinas, Marc Samson, student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald’s, i cili u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome.
Tabulatet telefonike të viktimës kanë çuar policinë drejt 23-vjeçarit, i cili në ditët e zhdukjes së saj dyshohet se përdori celularin e së resë për të bërë postime në rrjetet sociale të Ilaria-s. Më pas ka qenë ai që ka dërguar policinë në vendin ku ka hedhur trupin e ish të dashurës së tij./Radar.al