Site icon Informohu siç duhet

Derbi i Anglisë/ Liverpool kërkon fitoren e parë kundër Manchester City-t në “Etihad”

Derbi i Anglisë/ Liverpool kërkon fitoren e parë kundër Manchester City-t në "Etihad"

– Liverpool do të kërkojë që të fitojë një ndeshje të kampionatit në transfertë kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës për herë të parë.

– “Reds” kanë shansin të fitojnë dy ndeshje të një sezoni në Premier Ligë kundër Sitit, pasi i kanë fituar të dyja takimet në sezonet 2005-06 dhe 2015-16.

– Humbja e vetme e Sitit në 15 ndeshjet e fundit të kampionatit në shtëpi kundër Liverpulit ishte ajo 4-1 më 21 nëntor 2015. Kjo ishte ndeshja e parë e Jygen Klopit në “Etihad” si trajner i “Reds”-ave.

– “Qytetarët” kanë humbur 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ky është numri më i lartë i disfatave që Pep Guardiola ka bërë gjatë një sezoni të vetëm në karrierën e tij si trajner.

– Skuadra e Guardiolës ka mbledhur 17 pikë që prej Krishtlindjes (5 fitore, 2 barazime, 1 humbje), me vetëm Liverpulin dhe Arsenalin që krenohen me një rekord më të mirë gjatë kësaj kohe.

Exit mobile version