Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel” (EMRAT)

    August 27, 2025
    Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe, pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel” (EMRAT)

    Gjashtë shqiptarë në Swindon, Britani e Madhe, janë dënuar me heqje lirie, për shkak se akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal për trafik droge.

    Bëhet fjalë për Saimir Neziraj, Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai.

    Sipas njoftimit të policisë së Wiltshire, arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 6-mujor, i quajtur “Operation Young”. Oficerët e Njësisë së Krimeve të Rënda dhe të Organizuara (SOCU), arritën të identifikonin të gjitha vendet e përdorura nga shqiptarët për të fshehur lëndën narkotike.

    Grupi kriminal drejtohej nga Saimir Neziraj. Ai kontrollonte një linjë kokaine, të quajtur “Denzel” që furnizonte të gjithë përdoruesit e rregullt në qytet.

    Sipas skemës së krijuar, Neziraj mblidhte paratë dhe siguronte lëndën narkotike, Beqiri ruante në magazinë kokainën, ndërsa Gjeta dhe Brachousai shpërndanin çdo ditë drogën.

    Gjurmët drejt shqiptarëve ranë më 1 shkurt 2024, kohë kur oficerët vunë re Nezirajn duke udhëtuar me makinë për në Londër. Neziraj i mori drogën Abdylit, për ta transferuar në Swindon. Më pas, kjo sasi lëndë narkotike është magazinuar dhe ruajtur nga Beqiri.

    Sakaq, Nertil Halili në Derbyshire, kishte rolin e “menaxherit”. Ai mbante telefonin e “Denzel” dhe me ndihmën e Nezirajt, organizonte shpërndarjen e kokainës në rrugët e Swindon.

    Gabimi më i madh i bërë prej këtij grupi kriminal që ofroi më shumë prova për autoritetet, ishte në mars të vitit 2024, kur uniformat blu panë Halilin dhe Nezirajn duke u takuar në zonën e West Bromwich të Midlands. Në këtë takim, Halili i dha telefonin Nezirajt.

    Më pas, oficerët e Policisë së Wiltshire, së Derbyshire dhe Metropolitane kryen një seri bastisjesh të koordinuar në Swindon, Derby dhe Londrën veriore gjatë fillimit të marsit 2024, kur u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ashtu sikurse dhe u arrestuan të pandehurit.

    Sakaq, anëtarët e grupit kriminal kanë pranuar krimin e bërë prej tyre. Kështu, të pandehurit u dënuan:

    • Saimir Neziraj, 32 vjeç, me 8 vite burgim
    • Nertil Halili, 29 vjeç, 7 vite e 10 muaj heqje lirie
    • Edmir Beqiri, 37 vjeç, 3 vite e 8 muaj burg
    • Ergys Abdyli, 26 vjeç, 5 vite e 11 muaj heqje lirie
    • Ardian Gjeta, 26 vjeç, 2 vite e 1 muaj burgim
    • Jorgo Brachousai, 24 vjeç, 16 muaj heqje lirie.

    Oficeri i kësaj çështjeje, DC Hunt nga SOCU, në një komunikim për media, ka folur mbi rëndësinë e goditjes së këtij grupi kriminal në Swindon.

    “Si ekip, punuam pa u lodhur për disa muaj për të identifikuar saktësisht se si vepronte grupi. Kokaina është një drogë shkatërruese që i prek komunitetet tona. Jam i bindur se operacioni ka pasur një ndikim të vërtetë tek furnizuesit me kokainë në Swindon. Mbajtja e sigurisë së komuniteteve tona është me rëndësi parësore dhe u bëj një kërkesë anëtarëve të komuniteteve tona që të paraqesin çdo informacion që kanë në lidhje me furnizimin me drogë”, tha ai.

    Dënohen 6 shqiptarë në Britaninë e Madhe pjesëtarë të grupit kriminal “Denzel”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis votimi në bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

    November 9, 2025

    Moti i keq në Spanjë, tre persona humbin jetën nga në Tenerife

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ 335 mijë qytetarë votojnë në 5 bashki, kush janë kandidatët

    November 9, 2025

    Protagonist në derbin kundër Juventusit, Ismajli: Në pjesën e dytë kishim 2-3 raste, kemi portier të madh

    November 9, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.