Site icon Informohu siç duhet

Dënimi i Luiz Ejllit/ Ish-banorja e “BBVA” tërheq vëmendjen me reagimin e saj

Dënimi i Luiz Ejllit/ Ish-banorja e "BBVA" tërheq vëmendjen me reagimin e saj

Këngëtarja Nita Latifi njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2,” ishte e ftuara e radhës në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”.

Gjatë intervistës, teksa moderatorja Ester Bylyku e pyet Nitën për vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit, që e dënon këngëtarin Luiz Ejlli me një vit burg, reagimi i saj ka tërhequr goxha vëmendje nëpër rrjet.

E pyetur nëse ka mbajtur kontakt me Luizin ose Kiarën, ajo u përgjigj se ishte njohur me lajmin në internet, por nuk ishte e sigurt për vërtetësinë e tij.

 “Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” tha Nita.

Teksa moderatorja e sqaron se ishte vendim gjyqësor, Nita reagoi me habi.

Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë,” u shpreh  Nita.

Exit mobile version