Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 09:30, qytetari L. O. ka njoftuar Policinë e Kukësit se fasada me xham e dyqanit të tij ishte dëmtuar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku nga këqyrja paraprake rezultoi se dëmtimi është shkaktuar me armë zjarri gjatë natës.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.


