Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 23 Maj 2025

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 23 Maj 2025

    Kallas: Kosova dhe Serbia partnere të barabarta në dialog

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Demokracia në Shtetet e Bashkuara nën presion

    April 20, 2025
    Presidenti amerikan sfidon shtetin ligjor në SHBA
    Demo

    Që nga marrja e detyrës në janar presidenti i SHBA Donald Trump ka vënë në sprovë shtetin ligjor në disa nivele. Sa e rrezikuar është demokracia amerikane?

    Tre muaj kanë kaluar nga rikthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Tre muaj në të cilët SHBA jo vetëm po ndryshon me themel brenda vendit, por po tronditen edhe themelet e demokracisë.

    Instituti i njohur Brookings me seli në Uashington identifikoi “çarje të rrezikshme në shtyllat e demokracisë amerikane”. Sulmet kundër këtyre shtyllave të demokracisë po ndodhin në disa nivele. Ja disa shembuj:

    Grindja me universitetet

    “Harvardi është kot, aty mëson urrejtjen dhe marrëzinë dhe nuk duhet të marrë më fonde”. Ky postim i Donald Trumpit në platformën e tij Truth Social është përshkallëzimi i fundit në mosmarrëveshjen mes qeverisë amerikane dhe universiteteve elitare të vendit. Mosmarrëveshja u ndez nga pretendimet se Harvardi dhe universitetet e tjera private në SHBA nuk kishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme të rrepta kundër protestave pro-palestineze kundër luftës së Gazës, duke rrezikuar kështu studentët hebrenj.

    Por mosmarrëveshja është përshkallëzuar prej kohësh – tani bëhet fjalë për orientimin e përgjithshëm politik të universiteteve elitare, të cilat administrata Trump i percepton si (tepër) të majta. Në mënyrë që këta të vazhdojnë të marrin fonde federale, duhet të shqyrtohen pikëpamjet politike të studentëve dhe mësuesve dhe të dhënat e pranimit të të gjithë studentëve duhet të vihen në dispozicion të qeverisë.

    Presidenti i Universitetit të Harvardit, Alan Garber i kundërshtoi këto pretendime e kërkesa. Ai e sheh lirinë e kërkimit dhe mësimdhënies në rrezik. Garber deklaroi, se universiteti nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë nga pavarësia apo të drejtat e garantuara me kushtetutë.”Asnjë qeveri – pavarësisht se cila parti është në pushtet – nuk duhet të diktojë se çfarë mund të mësojnë universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi shkencor mund të ndjekin.”

    Lojë e dyfishtë me drejtësinë

    Sundimi i ligjit dhe respektimi i urdhrave të gjyqakave është një nga gurët e themelit të demokracive perëndimore – por kjo është pikërisht ajo që rrezikohet gjithnjë e më shpesh në SHBA. Së pari, administrata Trump ka injoruar tashmë disa vendime gjyqësore dhe ka kryer dëbime të migrantëve në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.

    Rasti i Kilmar Abrego Garcia, i cili u deportua gabimisht në burgun famëkeq të sigurisë maksimale CECOT në El Salvador, u bë veçanërisht i njohur. Gjykata e Lartë kishte urdhëruar qeverinë amerikane të kryente kthimin e shpejtë të Garcias në SHBA. Asgjë nuk është bërë deri më tani, ka kritikuar gjyqtarja federale Paula Xinis në një seancë. Kurse gjyqtarë si James Boasberg, të cilët kundërshtojnë administratën Trump dhe pezullojnë dëbimet e tij të planifikuara, ofendohen publikisht si “radikalë të çmendur të krahut të majtë”. Trump po i kërcënon ata me procedura fajësimi dhe do preferonte më shumë zëvendësimin e këtyre avokatëve me gjyqtarë më të favorshëm për të.

    Në të njëjtën kohë, ai po përdor Departamentin e Drejtësisë për të goditur kritikët e tij. Në javët e para në detyrë u shkarkuan ose transferuan punonjës të shumtë që ishin përfshirë në hetimet kundër tij. Në shkurt, ai urdhëroi shkarkimin e të gjithë prokurorëve federalë të mbetur nga koha e Bidenit dhe u siguroi poste të larta në qeveri disa prej avokatëve të tij. Njëri është tani zëvendësministër i Drejtësisë.

    Trump fali gjithashtu pothuajse të gjithë 1600 personat e dënuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Në Ministrinë e Drejtësisë u vendos  Pam Bondi, një mbështetëse partie, absolutisht besnike ndaj tij.

    Kufizimet e para të lirisë së shtypit

    Raportimi kritik për të ka qenë prej kohësh halë në sy për Donald Trump. “Ata janë të korruptuar dhe të paligjshëm,” u shpreh presidenti amerikan kundër transmetuesve të mëdhenj amerikanë si CNN dhe MSNBC në një fjalim në Departamentin e Drejtësisë në mes të marsit. Trump i akuzoi ata se raportonin negativisht për të në “97.6 për qind të rasteve” dhe se ishin “krahu politik i Partisë Demokratike”. Që gjatë fushatës zgjedhore, ai kishte kërcënuar se do t’u tërheqë licencat transmetuesve të padëshiruar.

    Trump ka ndërprerë plotësisht fondet për median ndërkombëtare amerikane Zëri i Amerikës dhe Radio Liberty – ato po përballen me mbyllje. Administrata e Trump revokoi gjithashtu akreditimin e agjencisë së lajmeve AP për dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë sepse refuzoi t’i referohej Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”, siç kishte kërkuar Trump. Edhe një herë, një gjykatë e kishte shpallur këtë të papranueshme – dhe një herë tjetër, qeveria amerikane e injoroi atë; gazetarët e AP duhet të vazhdojnë të qëndrojnë jashtë.

    Transformimi i aparatit shtetëror
    Kur Trump deklaroi në fjalimin e tij në Kongres se “ditët e burokratëve të pazgjedhur në pushtet” kishin mbaruar, ai shkaktoi të qeshura tallëse tek demokratët. Në fund të fundit, është pikërisht Elon Musk, këshilltari presidencial që asnjëherë nuk është legjitimuar në mënyrë demokratike, e i cili që nga janari do duhet t’i bëjë administratat dhe autoritetet amerikane më efikase dhe të ndalojë shpenzimet e panevojshme, sipas kërkesës së Trump. “Ata nuk shkojnë në agjenci dhe departamente që bëjnë gjëra që u pëlqejnë. Ata shkojnë në institucione publike me të cilat nuk pajtohen,” kritikoi Douglas Holtz-Eakin, ish-drejtor i Zyrës së Buxhetit të Kongresit, në shkurt.

    Shkurtime masive u bënë tek autoritetet tatimore, mjedisore dhe shëndetësore, në Pentagon dhe ministri të tjera. Programet e diversitetit dhe përfshirjes sociale të perceptuara si “shpërdorim i parave të taksave nga të majtët” u ndaluan, u zvogëluan rregulloret mjedisore dhe shpenzimet sociale dhe shëndetësore u reduktuan në mënyrë drastike. Agjencia e zhvillimit USAID dhe agjencitë e tjera u shpërbënë – në kundërshtim me opinionet se duhet së pari të konsultohet Kongresi Amerikan.

    DOGE dyshohet gjithashtu për përdorimin e inteligjencës artificiale për të spiunuar zyrtarët qeveritarë. Të paktën një agjenci federale thuhet se ka monitoruar komunikimet e brendshme në këtë mënyrë – gjoja me qëllim të filtrimit dhe shkarkimit të punonjësve që bënë komente jo besnike ndaj Trump. Kritikët e kësaj qasjeje flasin edhe për një “spastrim politik” të aparatit shtetëror./DW

    Rozana Radi pas humbjes përballë Gjestit: E lumtur që fitoi, një rrugëtim i denjë deri në fund

    Demokracia në SHBA donald trump SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 23 Maj 2025

    May 23, 2025

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 23 Maj 2025

    May 23, 2025

    Kallas: Kosova dhe Serbia partnere të barabarta në dialog

    May 23, 2025

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 Maj 2025

    May 23, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 23 Maj 2025

    Tre shenjat e zodiakut që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.