Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    Turqia i shpall “luftë kombëtare” obezitetit, kontrolle me peshore në rrugë e sheshe publike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Demenca tek të rinjtë, në shenjat e para nuk është humbja e memories

    May 3, 2025
    Demo

    Ekspertët paralajmërojnë se demenca nuk prek vetëm të moshuarit. Një formë e saj, e njohur si demenca me fillim të hershëm, mund të shfaqet që në të 30-at, duke sjellë simptoma të pazakonta që shpesh shpërfillen – si vështirësi në të folur dhe çrregullime vizuale, më shumë sesa humbje kujtese.

    Sipas Molly Murray, eksperte nga Universiteti i Uest Skocisë, një e treta e pacientëve me Alzheimer të hershëm shfaqin fillimisht probleme me shikimin dhe koordinimin – për shembull, vështirësi në lexim ose veshje – edhe pse nuk kanë dëmtime të syve. Problemi qëndron në përpunimin vizual të informacionit nga truri.

    Gjithashtu, shfaqen vështirësi në gjuhë, si përdorimi i gabuar i fjalëve ose ndalesa të gjata gjatë të folurit. Ndryshimet e sjelljes, përfshirë humbjen e “filtërit” shoqëror, janë një tjetër sinjal që mund të ngatërrohet me çrregullime të tjera si depresioni apo menopauza.

    Një formë tjetër, demenca frontotemporale (FTD), është veçanërisht e zakonshme tek të rinjtë dhe ndikon kryesisht në sjellje dhe të folur. Ajo përfaqëson rreth 40% të të gjitha rasteve të demencës me fillim të hershëm.

    Sipas të dhënave të fundit, rreth 71,000 persona në Britani jetojnë me demencë me fillim të hershëm, një rritje me 69% që nga viti 2014. Ekspertët dyshojnë se faktorë si obeziteti, ushqyerja jo e shëndetshme dhe ndërgjegjësimi më i madh për sëmundjen po ndikojnë në këtë rritje.

    Rastet publike si ato të Fiona Phillips, Sir Terry Pratchett dhe Robin Williams kanë ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje të rrallë, por shpesh shkatërruese. Pratchett vuante nga një formë e quajtur atrofia kortikale posteriore, që ndikon tek përpunimi vizual, ndërsa Williams vuante nga demenca me trupa të Lewy-t, që shoqërohet me halucinacione dhe çrregullime të rënda mendore.

    Ekspertët kërkojnë më shumë vetëdijësim mes publikut dhe mjekëve për ta kapur sëmundjen më herët. Edhe pse nuk ka shërim, një diagnozë e hershme mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave dhe ngadalësimin e përparimit të saj.

    demenca memoria Studimi Te rinjte
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    May 22, 2025

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    May 22, 2025

    Turqia i shpall “luftë kombëtare” obezitetit, kontrolle me peshore në rrugë e sheshe publike

    May 22, 2025

    Trump e pranon: Putini nuk do paqe tani, mendon se mund ta fitojë luftën në Ukrainë

    May 22, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e zodiakut që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.