TIRANË– Kryeministri Edi Rama, sot gjatë komunikimi live me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” iu përgjigj një komentuesi i cili e quajti dembel, duke u shprehur se askush nuk i kishte thënë ndonjëherë kështu.
“Dembel s’më ka thënë njeri. Të gjitha mi kanë thënë por vetëm dembel jo. Madje edhe Luli thotë që unë rri pa gjumë se bëj punë të liga.”- tha kryeministri Rama.
Më tej shefi i qeverisë u bëri thirrje demokratëve të largohen nga opozita për shëndetin e tyre mendor.
“Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta. Ikni nga këneta. Barktisni kënetën. Nuk po ju them ikni nga kenëta dhe bëheni anëtarë të PS. Nuk po ua kërkon njeri këtë. Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyesuar. Kush rri në kënetë rrjedh, lajthit, letohet kur thotë populli tiranas”, tha kreu i qeverisë./Radar.al
Rama: Pensionin minimalin do e çojmë në 200 € deri në vitin 2030
Nëna e Martin Canit kërkon dënimin me vd*kje për Mario Përlleshin: Të mësojnë tjerët
“Myslimanët i falen Allahut 5 herë”/Batuta e Ramë: Ne ngelëm duke falënderuar BE
Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj