Ditën e sotme një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua edhe me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane njofton se grupi përfshin të Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Ndër të tjera ata theksuan sesa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
“Një delegacion i personaliteteve të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me shefin Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuarin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjykatësi Robert Shelby i Gjykatës së Qarkut në Juta; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës. Ata nënvizuan rëndësinë e ndjekjes penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mosndëshkimin. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.”– shkruan Ambasada Amerikane.