Së fundmi po bëhen përgatitjet për hapjen e një faqeje të re për disa telefona të vjetër që vijojnë të jenë në përdorim nga pjesa më e madhe e audiencës.
Si shpesh herë, aplikacione si WhatsApp përditësojnë funksionalitetet e tyre për pajisjet iOS dhe Android.
Për fat të keq, kjo nënkupton se disa modele më të vjetra të smartfonëve nuk kanë mundësi të përfshihen në këto risio të bëra.
Për përdoruesit e këtyre pajisjeve, WhatsApp nuk do të jetë më funksional.
Por versioni ëeb i aplikacionit vijon të mbetet i përdorshëm.
Një alternativë tjetër mbetet që të kopjoni të dhënat dhe të kaloni në një telefon të ri dhe të përditësuar që mbështet versionet më të fundit.
Modelet e prekura nga përditësimet:
Pajisjet me Android:
Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note II, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini
HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601
LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90
Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V
Motorola: Moto G (gjenerata e parë), Droid Razr HD, Moto E (gjenerata e parë)
Nokia: Lumia 920, Lumia 1020
Huaëei: Ascend P6, Ascend Y300
ZTE: ZMAX, Grand X
Pajisjet me iOS:
iPhone 5
iPhone 5c
Një detaj i rëndësishëm: ËhatsApp do të ndalojë së funksionuari në maj 2025 edhe për disa modele pak më të reja të Apple, përfshirë iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Për t’u siguruar që të mos humbisni mesazhet dhe funksionalitetet e aplikacionit, rekomandohet të përditësoni pajisjen tuaj.

