Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Dibër ku një 31-vjeçar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Siç dhe ju raportuam pak më parë viktima e kësaj ngjarjeje mësohet se është shtetasi Andi Sulejmani, të cilin mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për administratorin e kompanisë së internetit në të cilën ishte i punësuar 31-vjeçari.



