Site icon Informohu siç duhet

Del data: Ja kur do të mbërrijnë refugjatët në Gjadër e Shëngjin

Del data: Ja kur do të mbërrijnë refugjatët në Gjadër e Shëngjin

Mediat italiane bëjnë me dije se në fillim të javës së ardhshme pritet që në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës të mbërrijnë 100 emigrantët e parë nga Italia.

Mësohet se qeveria italiane dhe KE-ja i ka dhënë dritën jeshile transferimit të emigrantëve nga Qendrat Italiane të Paraburgimit dhe Riatdhesimit drejt ambienteve në Shqipëri.

Nisma mbetet pjesë e marrëveshjes dypalëshe mes Romës dhe Tiranës për njohjen ekstraterritoriale dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë Meloni për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm.

Exit mobile version