Site icon Informohu siç duhet

Deklarata prekëse e Guardiolës: Sikur të ishte djali im. Nuk ka njeri që do të doja më shumë

Pep Guardiola, trajneri i “Qytetarëve”, dha një konferencë prekëse për shtyp, në të cilën shpjegoi lidhjen e veçantë që ka me John Stones.

Qendërmbrojtësi i SkyBluve, i cili nën drejtimin e mendjes brilante të ish-trajnerit të Barcelonës pati një transformim total.

“John është si djali im, sinqerisht. Unë e di gjuhën e trupit të tij, di gjithçka për të. Ai është një nga profesionistët më të mirë dhe është një person i veçantë. Nuk ka një person që do të doja më shumë se ai”,- u shpreh ai për Sky Sports UK.

Exit mobile version