Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë

    Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, udhëzimet e trafikut merreshin nga Europa

    63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Deklarata e ministres serbe për Kosovën, reagon Marta Kos: Jam e tronditur, në BE s’ka vend për këtë retorikë!

    July 15, 2026
    Deklarata e ministres serbe për Kosovën, reagon Marta Kos: Jam e tronditur, në BE s'ka vend për këtë retorikë!

    Rreth deklaratës skandaloze dhe nxitëse të ministres serbe, Snezhana Paunoviç për pastrimin etnik në Kosovë është përgjigjur edhe Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Ajo tha se është e tronditur se ka deklarata të tilla dhe se këto qëndrime nuk përputhen me vlerat europiane.

    Kos e tha këtë në një konferencë për shtyp në Bruksel pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi. Ajo u pyet se a qëndron akoma Komisioni Evropian pas vlerësimit pozitiv që ka bërë për Serbinë lidhur me angazhimin e saj në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.

    “Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon pastrimin etnik. Unë jam personalisht e tronditur se kjo duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata e tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat themele është ndërtuar BE-ja e pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë“, është përgjigjur Kos.

    Kos është shprehur se supozon që ky të jetë vetëm qëndrim personal i një ministreje e jo i qeverisë së Serbisë.

    “Këto janë edhe në kundërshtim me obligimet e Serbisë nga dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Unë vetëm mund të supozoj se këto janë qëndrime të një ministre dhe nuk paraqesin qëndrimin e qeverisë së Serbisë. Presim nga liderët politikë që të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe të kontribuojnë për ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit në rajon“, tha Kos./Koha

    Komisionerja evropiane për Zgjerim Marta Kos reagon pas deklaratës skandaloze dhe nxitëse Snezhana Paunoviç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në hapësirën me shkurre dhe ullinj, riaktvizohet vatra në Novoselë

    July 15, 2026

    Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, udhëzimet e trafikut merreshin nga Europa

    July 15, 2026

    63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

    July 15, 2026

    Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.