Site icon Informohu siç duhet

Deklarata bombë e Dash Shehit, ngre pikëpyetjen e madhe që fshihet pas mosbindjes civile të PD

Kreu i LZHK Dashamir Shehi u shpreh kundër aksionit të opozitës dhe radikalizimit të veprimeve.

“Kush është kjo opozitë që i heq vetvetes armën kryesore jetën parlamentare, betejat në komisione, kemi kaq shumë gjëra për të bërë në parlament së është një rrugë pa krye. Institucioni opozitar që e ka paguar më shumë këtë çmim ka qenë parlamenti. I jemi drejtuar protestave nuk kam asgjë kundër po ku të çon kjo linjë politike, a ka krye? Ka vazhdim? E zëmë të mirëqenën që Salianji është dënuar me pa të drejtë, nuk është çështje për t’u dënuar një vit, por e zëmë që është e padrejtë, po hajde mbroje në parlament këtë punë, në komisione diskutoje këtë çështje.

Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën. Që është një dënim i padrejtë. Ne kemi Berishën atje 6-7 muaj, po nuk kanë dalë nga parlamenti këta zotërinjtë.

Do të ishte më logjike kjo që them unë. Po zhvlerësojmë institucionin dhe armën më të madhe opozitare që është parlamenti”.

Exit mobile version