Informohu siç duhet

Dëbora dhuron pamje piktoreske por dhe probleme. Bllokohet aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë

Reshjet e dëborës ditën e sotme kanë zbardhur pjesën më të madhe të vendit.

Për rrjedhojë burimet bëjnë me dije se është bllokuar aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë, duke shkaktuar kështu pengesa në qarkullimin e mjeteve për më shumë se një orë.

Banorët shprehen se gjithë kjo ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës.

Të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.

Mjetet vijojnë të jenë të bllokuara në rrugë.

Exit mobile version