Site icon Informohu siç duhet

Debati për Spitalin e Lushnjës: Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet deputetit Korreshi

Saimir Korreshi, deputet i Partisë Demokratike, ka denoncuar ditët e fundit gjendjen e Spitalit Bashkiak Lushnjë, duke theksuar se godina e urgjencës, ku qytetarët marrin shërbime mjekësore, nuk përmbush standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se pamjet e publikuara nga deputeti nuk ishin aktuale, por i përkisnin godinës nr. 3, e cila aktualisht është jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë. Ministria bëri të ditur se procesi i tenderimit ka përfunduar dhe po pritet leja e ndërtimit. Sipas saj, repartet e spitalit janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa bodrumet dhe hapësirat e jashtme kanë karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen në kuadër të projektit të rinovimit.

Megjithatë, deputeti Korreshi ka sfiduar institucionet, duke ftuar ministrat dhe deputetët socialistë të Lushnjës të vizitojnë nga afër gjendjen aktuale të spitalit, për të parë situatën me sytë e tyre.

Derisa debati vazhdon, Spitali i Lushnjës nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për akuzat e ngritura nga deputeti opozitar.

Exit mobile version