Site icon Informohu siç duhet

Debate në Universitetin e Tetovës/ “Flisni maqedonisht”, ministrja e arsimit refuzon shqipen

Debate dhe tensione shoqëruan mbledhjen e zhvilluar në Universiteti i Tetovës, ku u diskutua projektligji i ri për Arsimin e Lartë.

Ministrja e Arsimit e Maqedonia e Veriut, Vesna Janevska, kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e universitetit që të flisnin në gjuhën maqedonase, duke argumentuar se ajo nuk e kuptonte shqipen.

Gjatë debatit, Janevska deklaroi se në Maqedoni ekziston një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që përdoret nga komunitetet, duke theksuar se nuk ishte e detyruar të kishte përkthyes. Ajo u shpreh se kupton pjesërisht shqipen, por kërkoi që diskutimet t’i përktheheshin për të shmangur keqinterpretimet.

Gazetarët e pranishëm i sugjeruan ministres që në vizitat e ardhshme në Tetovë të shoqërohej me përkthyes, duke argumentuar se këtë e parashikon ligji, por Janevska e kundërshtoi këtë pretendim.

Ndërkohë, drejtuesit e Universitetit të Tetovës kërkuan tërheqjen e projektligjit për Arsimin e Lartë, duke vlerësuar se ndryshimet e propozuara cenojnë autonominë universitare.

Exit mobile version