Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    De la Fuente publikon listën e Spanjës për në Kupën e Botës, asnjë futbollist nga Real Madridi! Barcelona me 8 emra

    May 25, 2026
    Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit

    Trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit, Luis de la Fuente ka bërë publike këtë të hënë listën me 26 emrat që do ketë të gatshmë për në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Bie në sy se asnjë futbollist i grumbulluar nuk është pjesë e Real Madridit. Në lidhje me këtë fakt, trajneri de la Fuente tha se nuk ka mendësinë e një tifozi.

    “Unë jam trajneri i ekipit kombëtar dhe nuk e marr parasysh se nga vijnë lojtarët. Ata janë lojtarë të ekipit kombëtar, nuk e shoh një klub apo një tjetër. Nuk kam paragjykimet që mund të ketë një tifoz. E tëra çfarë dua është që këta lojtarë të ndihen krenarë që përfaqësojnë ekipin kombëtar”, tha trajneri.

    Nga ana tjetër, në ekip gjenden tetë futbollistë të Barcelonës, të cilët përbëjnë edhe boshtin e ekipit.

    “Nuk e di nëse janë tetë dhe nëse e di, e kam harruar tashmë. Ata janë lojtarë që mund të luajnë për Spanjën, që i përkasin ekipit kombëtar. E dini historinë e Gavit me dëmtimet, ai vlerësohet shumë. Ai është pjesa kyçe e ekipit dhe nuk kam nevojë t’ju tregoj asgjë të re për aftësitë e tij në futboll”, tha de la Fuente.

    Sipas trajnerit, Spanja është e aftë të fitojë Kupën e Botës.

    “Është kaq e thjeshtë, do ta them qartë, ne ndihemi favoritë, po, të aftë për të fituar Kupën e Botës, po, por kjo nuk garanton asgjë. Por ka edhe ekipe të tjera që janë po aq pretendente sa ne. Jemi të etur të luftojmë deri në fund, por në futboll mund të humbasësh edhe nëse je superior ndaj kundërshtarit tënd. Do të luftojmë për gjithçka, për këtë askush nuk duhet të dyshojë”, tha trajneri, i cili shpreson në rikuperimin në kohë të Lamine Yamal.

    Spanja vjen si fituesja në fuqi e Evropianit 2024 dhe ‘Furia e Kuqe’ do të pretendojë edhe trofeun e Kupës së Botës, gjë që e ka fituar vetëm një herë në histori, në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.

    Lista:

    Portierët: Unai Simón (Athletic), David Raya (Arsenal), Joan Garcia (FC Barcelona)

    Mbrojtësit: Pedro Porro (Tottenham), Marcos Llorente (Atlético), Laporte (Athletic), Eric Garcia (FC Barcelona), Marc Pubill (Atlético), Pau Cubarsí (FC Barcelona), Marc Cucurella (Chelsea), Alejandro Grimaldo (Bayer Leverkusen).

    Mesfushorët: Gavi (FC Barcelona), Mikel Merino (Arsenal), Pedri (FC Barcelona), Rodrigo Hernández (Manchester City), Zubimendi (Arsenal), Álex Baena (Atlético), Fabián Ruíz (PSG).

    Sulmuesit: Mikel Oyarzabal (Real Sociedad), Lamine Yamal (FC Barcelona), Dani Olmo (FC Barcelona), Nico Williams (Athletic), Yeremy Pino (Crystal Palace), Víctor Muñoz (Osasuna), Ferran Torres (FC Barcelona), Borja Iglesias (Celta).

    Trajneri ka përpiluar edhe një listë me futbollistët mbështetës, të cilët do të stërviten me ekipin përpara Kupës së Botës dhe në rast të dëmtimeve, ndonjë prej tyre mund të përfshihet në ekip deri para datës 11 qershor.

    Lista emergjente: Bernal, Javi Rodríguez, Jesús Rodríguez, Leo Román, Gonzalo García, Sergio Gómez, Jon Martín, Beñat Turrientes dhe Javi Guerra.

    kanada kupa e botes Luis de la Fuente Meksikë spanjë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.