De Bryjn betohet për besnikëri ndaj Napolit, zgjedhja e Kontes nuk ia ndryshon mendimin
Është një iluzion. Kevin De Bryjn te Napoli këtë sezon ka qenë pak më shumë se një mirazh. Madje pa u mësuar ende me futbollin italian dhe me skemat e Antonio Kontes, KDB është detyruar të ndalet për shkak të një dëmtimi të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, i ndodhur gjatë penalltisë së shënuar kundër Interit në “Maradona”.
Ishte 25 tetori. Që nga ai moment belgu ka qëndruar jashtë fushave për gati 5 muaj, duke humbur 28 ndeshje. Që nga fillimi i marsit është rikthyer në dispozicion dhe Napoli ka ndryshuar ritëm, 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit para ndalesës kundër Parmës, që paksa ka zbehur shpresat për titull.
De Bryjn megjithatë nuk dorëzohet, pasi ka fituar gjithçka me Mançester Sitin, dëshira e belgut është të fitojë edhe në Itali.
“Fillimi i aventurës sime ishte shumë i bukur, pastaj erdhi dëmtimi… por tani mendoj se po luaj mirë dhe jam shumë i lumtur”, tha ai pas barazimit 1-1 në Parma. De Bruyne do të qëndrojë në “azzurro” edhe sezonin e ardhshëm.
Belgu është i lidhur me Napolin deri në qershor 2027 dhe nuk ka ndërmend të largohet para kohe. Lidhja e tij me ambientin napolitan është aq e fortë sa që ai do të qëndrojë pavarësisht asaj që do të vendosë Antonio Konte në verë. Edhe nëse trajneri nga Salento largohet, Kevin nuk ka ndërmend të lërë punën përgjysmë./PanoramaSport

